Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Italia, arrestohet me 1kg kokainë të pastër 46 vjeçari shqiptar

schedule16:39 - 12 Maj, 2018

schedule 16:39 - 12 Maj, 2018

Agjentët e policisë së Modenës, në Itali, kanë arrestuar një korrier shqiptar që po transportonte një sasi lënde narkotike me automjetin e tij. Personi, i moshës 46-vjeçare, ka tërhequr vëmendjen për shkak të automjetit tejet të vjetër, që ka shtyrë agjentët ta kontrollojnë. Pas verifikimeve të bëra, makina e llojit “FIAT Marea” ka rezultuar me probleme pronësie. Ndërsa 46-vjeçari, me banim në Viçenza, ka rezultuar person me precedentë për vjedhje dhe shpërndarje droge. Nisur nga këto të dhëna, agjentët kanë vendosur të thellojnë kontrollin dhe e kanë shoqëruar mjetin në komandën e policisë në veri të Modenës. Gjatë kontrollit të detajuar, poshtë gomës rezerve që ndodhej në bagazh është gjetur një kilogramë kokainë e cilësisë së lartë, që e hedhur në treg do të kishte sjellë deri në 200 mijë euro fitime. Ndërkohë, poseduesi i saj është arrestuar për zotërim droge me qëllim shpërndarjen./abcnews.al

 



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!