Dita e sotme është festë në mbarë Italinë e Turqinë, veçanërisht në Romë, aty do luhet ndeshja e parë e Kampionatit Europian mes të kaltërve dhe ballkanasve.
Tifozë të shumtë në Italisë, por edhe të Turqisë kanë shkuar shumë orë më parë pranë stadiumit “Olimpico” dhe po bëjnë aktivitete të ndryshme, duke pritur orën 21:00, kur nis ndeshja.
Atmosfera mes tifozëve është shumë e ngrohtë dhe miqësore, duke mos pasur nevojën për ndërhyrjen e policisë për shmangien e përplasjeve. Për të dyja palët ka dëshirë të madhe për futboll dhe dashuri.
Një djalë italian dhe një vajzë turke janë puthur mes “Piazza del Popolo” dhe i kanë bërë hapjen ideale këtij dueli. Sot në “Olimpico” do jenë 16 mijë tifozë. /abcnews.al