Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

ITALI/ Shoferi i dehur për pak sa nuk i merr jetën në aksident të riut shqiptar

schedule09:38 - 15 Nëntor, 2022

schedule 09:38 - 15 Nëntor, 2022

ITALI – Një aksident për pak sa nuk i ka marrë jetën një të riut shqiptar në Brescia të Italisë. Aksidenti mësohet se ka ndodhur gjatë natës, ndërsa shqiptari ishte duke kaluar rrugën ku një makinë me shpejtësi erdhi dhe e përplasi.

 Mediat italiane raportojnë se shoferi u arratis. Ndonëse shoferi u mundua të arratisej, ai u ndalua pak më vonë, ndërsa pas testit të alkoolit rezultoi se ai ishte i dehur.

Bëhet fjalë për një të ri me origjinë indiane, i cili jo vetëm nuk i dha ndihmë të plagosurit, por u arratis nga vendngjarja. Ndërkohë, 30-vjeçari shqiptar fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.



/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!