Itali/ Shkatërrohet banda kriminale, mes tyre edhe shqiptarë

schedule17:41 - 28 Shkurt, 2018

schedule 17:41 - 28 Shkurt, 2018

Policia italiane ka shkatërruar një bandë droge, në të cilën ishin përfshirë edhe shqiptarë. Sipas hetimeve, shpërndarësit e kokainës ofronin doza në këmbim të favoreve seksuale.

Policia italiane ka shkatërruar një bandë kriminale në Raguza, e cila merrej kryesisht me shpërndarjen e drogës. Në operacionin e koduar “San Xhovani”, në pranga përfunduan 12 persona, 10 të rritur dhe dy minorenë.

Mësohet se mes tyre janë dhe disa shqiptarë, të cilët janë identifikuar si: “Elvis dhe Alandro Maloku, respektivisht 20 dhe 22 vjeç; Erion Rapaj 26 vjeç; H.D 24 vjeç dhe H.S 25vjeç”. Ndërsa 18-vjeçari shqiptar Z.A., i cili i është dorëzuar Gjykatës së Minorëve.

Ndërkohë, të arrestuarit e tjerë janë 4 italianë, 1 tunizian dhe 1 tjetër nga Gambia.

Goditja e bandës kriminale nga policia italiane vjen pas një hetimi të gjatë të nisur në 2016-n, ku është verifikuar klientët e tyre ishin kryesisht minorenë.

Madje në bazë të investigimit është zbuluar edhe që disa shpërndarës detyronin klientët të paguanin me anë të favoreve seksuale, pasi këta të fundit nuk kishin para për të shlyer dozat e drogës.

Gjithashtu në disa raste gjatë hetimeve, policia italiane ka zbuluar se kanë arritur të kapin me kamera raste të shitjeve të dozave të kokainës. Sipas raportimeve, klientët kanë arritur të shesin dhe telefonët e tyre në këmbim të drogës.

Sipas mediave italiane, banda kriminale nuk kishte drejtues të caktuar, por dy shqiptarët Maloku dhe një shtetas italian shikoheshin si më karizmatikët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!