Itali, sekuestrohen 10 ton hashash që  transportohej me anije peshkimi

schedule14:08 - 7 Qershor, 2018

schedule 14:08 - 7 Qershor, 2018

Policia italianë ka sekuestruar një sasi rekord droge në Siçili. Sipas asaj që raportohet, në bordin e një anije peshkimi është gjetur 10 ton hashash. Në këtë operacion janë arrestuar 9 persona.

Policia italiane ka goditur një rrjet të rrezikshëm ndërkombëtar që merrej me trafikimin e drogës. Lajmi është bërë i ditur nga mediat e vendit fqinj. Raportohet se janë zbuluar 10 ton hashash në bordin e një anije peshkimi oqeanike që mbante flamurin e Holandës. Mjeti lundures ishte monitoruar nga ajri nga guardi di finanza për mbi 40 orë dhe është ndaluar në afërsi të Siçilisë. Në këtë operacion të gjerë janë arrestuar 9 persona, 8 pjestarë të eukipazhit dhe kapiteni i anije. Ata akuzohen të gjithë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur. Hetuesit shprehen se anija me 10 ton hashash ishte nisur nga Maroku. Nëse do të hidhej në treg, trafikantët do të përfitonin 30 milionë euro nga shitja e drogës.

Mediat italiane e raportojnë si problematikë shumë të rëndë trafikun e drogës nga vendet afrikane. Operacioni i fundit është pjesë e hetimeve të nisura që prej vitit 2014. Nga ajo kohë mësohet se agjentët italianë kanë sekuestruar 7 anije dhe në total 130 ton drogë. Nga kjo sasi, trafikantët do të përfitonin 1.2 miliardë euro. /abcnews.al