Itali, Renzi: Do shkoj për ski

schedule15:44 - 6 Mars, 2018

schedule 15:44 - 6 Mars, 2018

Ish-lideri i Partisë Demokratike në Itali, Mateo Renzi, është shprehur se nuk do të shkojë në presidencë per konsultime mbi qeverine e re. Por zëdhënësi i tij ka nxituar të përgënjeshtrojë deklaratën për mediat.

Pas humbjes së thellë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e përgjithshme në Itali dhe dorëheqjes nga drejtimi i partisë, Mateo Renzi shprehet se nuk do të jetë në presidencë për konsultimet. Edhe pse menjëherë zëdhënësi Marko Anjoleti përgënjeshtroi duke thënë se nuk ishte e vërtetë që Renzi do të shkonte për ski. Ai këmbënguli se delegacioni që do të shkojë në presidencë do të vendoset nga drejtoria e Partisë Demokratike

Zëvendëskryetari i demokratëve, Maurizio Martina, bëri të ditur brenda pak ditësh do të vendoset se cilat do të jenë hapat që do të ndërmerren për këtë fazë të re. Ai shtoi se do të jenë të tjerë ata që do të qeverisin dhe se populli italian i ka besuar Partisë Demokratike rolin e opozitës dhe tashmë kjo do të jetë sfida e re.

Por dorëheqjet, brenda Partisë Demokratike nuk janë mjaftuar me Renzin, edhe Debora Serrakini, sekretarja e përgjithshme e partisë ka lënë detyrën duke u shprehur se pas rezultateve të fundit është një vendim që duhej marrë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!