Itali, policia arreston një shqiptar, sekuestron kokainë dhe heroinë me vlerë mbi 500 mijë euro

schedule14:02 - 26 Tetor, 2017

schedule 14:02 - 26 Tetor, 2017

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar, për trafik droge në rajonin e Sardenjas. Fillimisht karabinierët kishin ndaluar 52-vjeçarin Ramazan Malo, për një kontroll rutinë. Por duke parë nervozizmin e tij, policia zhvilloi një kontroll të imtësishëm të makinës me të cilën udhëtonte shqiptari. Pas kontrollit agjentët zbuluan dhe sekuestruan 1.5 kilogramë heroine, të ndarë në 3 pako dhe 1.2 kilogramë kokainë. Mediat italiane shkruajnë se Ramazan Malo, do të përfitonte mbi 500 mijë euro, nga shitja e sasisë së drogës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!