Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Itali/ Po përpiqej të ndalonte gruan të largohej, 39 vjeçari vdes pasi përplasi kokën në trotuar

schedule20:15 - 6 Shtator, 2023

schedule 20:15 - 6 Shtator, 2023

Një 39 vjeçar humbi jetën në Prato të Italisë teksa u rrëzua përtokë dhe goditi kokën në një bordurë pas një sherri me bashkëshorten 34 vjeçare. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën Macrolotto. Përpjekjet për ta shpëtuar 39 vjeçarin ishin të kota pasi ndërroi jetë menjëherë.

Sipas mediave italiane, çifti ka nisur një debat brenda banesës së tyre, më pas gruaja ka vrapuar jashtë që të merrte makinën dhe të largohej. Por në atë moment, 39 vjeçari, në përpjekje për të mos e lejuar të hapte derën ka rënë përtokë duke përplasur kokën në bordurë./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!