Itali/ Mjeku, shpërndarës kokaine. Arrestohet shqiptari, pjesë e bandës kriminale

schedule19:11 - 7 Korrik, 2024

schedule 19:11 - 7 Korrik, 2024

Elton Isaj, një 44 vjeçar shqiptar me profesion mjek në Itali ka rënë në prangat e policisë në shtetin fqinj. Një vit më parë kishte lënë krejt papritur punën e tij si mjek I përgjithshëm në një spital të Bolonjas dhe ishte përfshirë në  një grup kriminal që merrej me trafik droge, prostitucion, armëmbajtje pa leje si dhe pastrim parash.

Mjeku Shqiptar është mes 14 personave të arrestuar ne lidhje me këtë grup të strukturuar kriminal, ndërsa hetimet e nisura nga anti-mafia Italiane ne rajonin Emilia Romania zbuluan se grupi i narkotrafikantëve përbëhej nga 9 shqiptarë, 2 rumunë dhe 3 Italiane.

Në krye të këtij grupi te strukturuar kriminal autoritetet italiane thonë se ishin dy vëllezërit Shqiptare Marsel Cano 38 vjec dhe Klaudio Cano 35 vjeë, për të cilët janë lëshuar dy urdhë-arreste.

Mjeku Shqiptar Elton Isaj, sipas mediave në vendin fqinj, kryente rolin e ndërmjetësit mes pronareve të drogës dhe korrierëve qe e çonin tek klientët, duke përdorur spitalin ku punonte në Bolognia për shitjen e sasive të ndryshme të kokainës.

Policia në Itali ka zbuluar se në vitin 2021 , 44 vjeçari shqiptar në bashkëpunim me persona të tjerë kishte shitur në ambientet e spitalit 500 gr kokainë.

Në mesin e 14 të arrestuarve 2 rumunët merreshin me trafikimin e vajzave qe përdoreshin më pas si prostituta dhe afronin klientë për shitjen e Kokainës.

Në 3 vite hetime është dokumentuar shitja e rreth 70 kilogramëve kokainë, ndërsa Policia Italiane ka vënë nën sekuestro 4 apartamente, 11 llogari bankare, më shumë se 2 milionë euro si dhe 7 automjete luksoze.

Sipas hetimit të anti-mafias në shtetin Italian paratë cash që përfitoheshin nga aktiviteti Kriminal I këtij grupi dërgoheshin nga rajoni i Emiglia Romagnia drejt Jugut të Italisë e më pas nëpërmjet autobusëve të linjave Itali Shqipëri silleshin drejt vendit tonë.

/abcnews.al/