Itali/Kapen 535 kg marijuanë, në pranga dy shqiptarë

schedule10:31 - 25 Gusht, 2018

schedule 10:31 - 25 Gusht, 2018

Mbi gjysmë tonë kanabis u kapën në brigjet e Brindizit falë një operacioni të policisë italiane në kordinim me atë shqiptare. Në pranga ranë dy skafistët shqiptarë që po trafikonin drogën me gomone.

Më shumë se 530 kg kanabis u kapën nga policia italiane gjatë një operacioni në Brindizi dhe dy skafistë shqiptarë që po trafikonin drogën u vunë në pranga. Sipas mediave italiane, ata janë dy shqiptarë nga Vlora me inicialet G. D. 46 vjeç dhe S. V. 38 vjeç. Ata akuzohen për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike.

Sasia prej mbi gjysëm tonë kanabis po transportohej me një gomone 7 metra të gjatë dhe me një motorr të fuqishëm jashtë saj. Gomonia që ishte drejtuar drejt brigjeve të Pulias tentoi t’i shmangej forcave të Guardia di Financas që po e ndiqnin, por skafistët nuk ia kanë dalë.
Mediat italiane që raportojnë këtë lajm theksojnë bashkëpunimin edhe në këtë rast me autoritetet e policisë shqiptare, ç’ka bëri të mundur goditjen e këtij trafiku narkotikësh. Vlera në treg e kësaj sasie droge të sekuestruar nga Guardia di Financa në Brindizi do të arrinte në 5 milionë euro./abcnws.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!