Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Itali, jep dorëheqjen Conte

schedule09:15 - 28 Maj, 2018

schedule 09:15 - 28 Maj, 2018

Jep dorëheqjen kryeministri i mandatuar italian Giuseppe Conte. Dorëheqjen ia dorëzoi presidentiti Matarella, i cili vuri veton për emrin e ministrit të Ekonomisë në qeverinë e propozuar nga Conte. Disa forca politike artikulojnë se mund të kërkojnë dhe largimin nga detyra të kreut të shtetit pas krizës së re në të cilën gjendet formimi i qeverisë së re në Itali.

Thellohet kriza politike në Itali. Giuseppe Conte, i mandatuari për formimin e ekzekutivit të ri, mbrëmjen e së dielës, i ka dorëzuar dorëheqjen Presidentit, Sergio Matarella. Lajmin e dha Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës së Republikës, Ugo Zampeti. Njoftimi erdhi në fund të takimit 1 orësh midis Presidentit italian dhe kryeministrit të mandatuar.

Sipas mediave italiane, Presidenti Matarella nuk ka rënë dakord me të mandatuarit për kryeministër Conte lidhur me emrin e përzgjedhur për të qenë ministër i Financave, Paolo Savona. Mësohet se Matarella ka refuzuar të dekretojë emrin e Savona-s, për shkak të qëndrimeve të tij kundër eurozonës.

“Kam pranuar të gjithë ministrat, përveç Savonës”, deklaroi presidenti italian Matarella, menjëherë pas dorëheqjes së Contes.

“Vendimi për të mos pranuar kandidaturën e ministrit të Ekonomisë nuk ishte aspak i lehtë dhe tani nga disa forca politike me kërkohet që të shkojmë në zgjedhje. Do të marr vendimet e mia gjatë ditëve të ardhshme duke vlerësuar dhe zhvillimet që do të vijnë nga Dhoma e Deputeteve dhe Senati”, tha kreu i shtetit italian, Sergio Matarella, duke folur nga presidenca.

Ndërkohë Lëvizja 5 Yjet dhe Vëllezërit e Italisë reaguan duke deklaruar se po mendohet që të kërkohet dhe shkarkimi nga detyra i kreut të shtetit, i cili vendosi veton për Savonën. Por në lidhje me këtë kërcënim, presidenca italiane reagoi vetëm me një ‘no coment’. Ndërsa kreu i Legës së Veriut, Matteo Salvini, pas këtij zhvillimi ka njoftuar se vendi mund të shkojë në zgjedhje. Ky ngërç i ri vjen tre muaj pasi në Itali u mbajtën zgjedhjet parlamentare që nuk nxorrën asnjë forcë fituese dhe pas shumë muajsh negociatash të vështira për krijimin e qeverisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!