Itali, Cottarelli kërkon më shumë kohë për qeverinë

schedule12:40 - 30 Maj, 2018

schedule 12:40 - 30 Maj, 2018

Kryeministri i mandatuar, Carlo Cottarelli kërkon më shumë kohë për të formuar qeverinë kalimtare. Ndërsa partitë politike kanë ripërsëritur kërkesën e tyre për zgjedhje të reja brenda muajit Korrik.

Në Itali vijojnë përpjekjet për t’i dhënë fund krizës, apo të paktën të formohet një qeveri tranzicioni deri në zgjedhjet e reja. Kryeministri i mandatuar, Carlo Cottarelli ka zhvilluar një mbledhje informale me presidentin e vendit Sergio Mattarella. Më pas, ai ka vizituar dhe Dhomën e Deputetëve. Lista e përbërjes së ekzekutivit të ri është prezantuar që të martën në mbrëmje në presidencë, por siç pohoi dhe vetë Cottarelli nuk do të duhet shumë që emrat të konfirmohen.

“Jam optimist. Po punoj për listën e ministrave. Jam shumë i lumtur”, u shpreh kryeministri i mandatuar për një media italiane.

Presidenca ka sqaruar dhe zërat e fundit se Cottarelli ka dorëzuar dorëheqjen e tij për detyrën e caktuar. Burime nga administrata e Mattarella-s njoftojnë për mediat në Romë se kryeministri i mandatuar ka kërkuar më shumë kohë për të zgjidhur disa çështje sa i përket listës së ministrave.

Në sajë të takimit në presidencë, Cottarelli ka bërë një shqyrtim të situatës me kreun e shtetit. Përtej kësaj është shtuar ndjeshëm bashkëpunimi mes forcave politike për të zhvilluar zgjedhjeve të reja brenda Korrikut. Hipoteza më e mundshme për votim është 29 Korriku. Partia Demokratike, Lëvizja 5 Yjet dhe Lega Nord kërkojnë që të mbahen zgjedhje sa më shpejt të jetë e mundur. Kërkesa është dorëzuar zyrtarisht në Parlament dhe është ripërsëritur përmes deklaratave të liderve të partive./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!