Isuf Kalo, ish-mjeku i Enver Hoxhës prezanton librin për “Bllokun”

schedule16:45 - 12 Korrik, 2019

schedule 16:45 - 12 Korrik, 2019

Isuf Kalo, prezantoi librin “Blloku, mjeku personal i Enver Hoxhës”.  Kalo thotë se ky libër nuk i dedikohet ish-pacientit tim, por Bllokut ne tërësi. Ndërsa  Kalo si njeri shpreh vlerësime për ish-diktatorin.

Kujtime, mbresa, refleksione dhe ngjarje të jetuara mes banorëve te bllokut tashme Mjeku Isuf Kalo i ka hedhur në një libër.

Autori  thotë se kjo iniciativë, nuk është as për të bërë histori shkencore apo letërsi të mirëfilltë, por është thjeshtë rrëfimi i një mjeku, që ka qenë shumë pranë personazheve të Bllokut.

Figura e diktatori është prezente, por ai thekson se ky nuk është një libër për ish-pacientin e tij Hoxha.

Kalo thotë se ishte rastësia që e bëri mjek të Enver Hoxhës.

Pyetja e madhe që ngre autori me këtë libër është nëse Hoxha ishte i lindur diktator apo e bën rrethanat, ai e jep një përgjigje.

Në libër nuk mungojnë rrëfimet për Nexhmije Hoxhën, Ramiz Alinë, Mehmet Shehun, Kadri Hazbiun, Hysni Kapon, Beqir Ballukun dhe shumë figura të tjera pranë diktatorit./ABC News Albania 24/7