Isuf Kalo, prezantoi librin “Blloku, mjeku personal i Enver Hoxhës”. Kalo thotë se ky libër nuk i dedikohet ish-pacientit tim, por Bllokut ne tërësi. Ndërsa Kalo si njeri shpreh vlerësime për ish-diktatorin.
Kujtime, mbresa, refleksione dhe ngjarje të jetuara mes banorëve te bllokut tashme Mjeku Isuf Kalo i ka hedhur në një libër.
Autori thotë se kjo iniciativë, nuk është as për të bërë histori shkencore apo letërsi të mirëfilltë, por është thjeshtë rrëfimi i një mjeku, që ka qenë shumë pranë personazheve të Bllokut.
Figura e diktatori është prezente, por ai thekson se ky nuk është një libër për ish-pacientin e tij Hoxha.
Kalo thotë se ishte rastësia që e bëri mjek të Enver Hoxhës.
Pyetja e madhe që ngre autori me këtë libër është nëse Hoxha ishte i lindur diktator apo e bën rrethanat, ai e jep një përgjigje.
Në libër nuk mungojnë rrëfimet për Nexhmije Hoxhën, Ramiz Alinë, Mehmet Shehun, Kadri Hazbiun, Hysni Kapon, Beqir Ballukun dhe shumë figura të tjera pranë diktatorit./ABC News Albania 24/7