Ismajli, “dashuria” numër 34/ Nuk e ka ndërruar kurrë fanellën e tij në karrierë, e njëjta bluzë nga Hajduk, te Spezia dhe Empoli

schedule19:31 - 30 Nëntor, 2024

schedule 19:31 - 30 Nëntor, 2024

Po mbush dekadën në futboll.

Ardian Ismajli është padyshim njëri nga lojtarët më të spikatur të Serisë A, të paktën përsa I takon mbrojtjes, ndërsa dallohet edhe për diçka tjetër.

Futbollisti I kombëtares shqiptare I ka qendruar besnik të njëjtit numër në fanelë për sa kohë luan futboll, të paktën në ekipet e klubeve.

Numri I tij simbolik ka qenë gjithmonë 34.

Kanë kaluar shumë kohë që kur nisi karrierën në akademinë e 2 Korrikut në Kosovë, aty ku luajti fillimisht si profesionist për të kaluar më pas tek Prishtina, ndërsa emri I tij u mësua mirë në Kroaci.

Në radhët e Hajdukut, mbrojtësi I qendrës e mbajti me krenari bluzën me numër 34, duke luajtur në Ligën e Parë, në Kupë dhe në Europë për më shumë se 5 sezone.

Më pas shkoi tek Specia në Serinë A për 2.2 milionë euro dhe u aktivizua për një sezon, në 2020-2021.

Numri në fanelë nuk ndryshoi.

E njëjta gjë edhe tek Empoli ku vazhdon të jetë aktualisht, dhe ku disa herë është kapiten skuadre.

Shifra në uniformë është 34, ndërsa më e rëndësishmja është që Ismajli është njëri nga mbrojtësit më të mirë të Serisë A këtë sezon, për duelet e fituara në tokë e në ajër, për spastrimet dhe interceptimet.

Vlera e kartonit të tij është rritur në mënyrë dramatike nga 1.8 në qershor 2022, në 5 milionë euro aktualisht, pra gati trefishim në pak më shumë se dy vjet.

Tashmë, mundësia është e madhe që Ismajli të kalojë tek Napoli, diçka që e dëshiron edhe vetë futbollisti, ku do të kishte mundësi të luante në krah të kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmani.

Përsa I takon numrit në fanelë, Ismajli e ka tradhëtuar 34-ën kur ka luajtur për ekipet përfaqësuese.

Në ndeshjen e vetme që zhvilloi për Kosovën, në 2018, në fitoren 3-0 në Zvicër ndaj Shqipërisë, pati numrin 2, ndërsa te kombëtarja shqiptare, për të cilën ka shënuar 3 gola, nuk e ka ndarë bluzën me numrin 18. /abcnews.al