Ismael Dunga është lojtari që shqetëson Tiranën. Sulmuesi i afruar në verë është dëmtuar dhe nga kontrollet mjekësore është vënë re që ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale. Keniani nuk ka diçka serioze, por do të duhet të qëndrojë një muaj pushim pas operimit.
Sikurse kuptohet, sulmuesi shtatlartë do të duhet të presë pjesën e dytë të kampionatit për të dhënë kontributin e tij për Tiranën. Së bashku me Andi Lilën, ai do të jetë gati në janar për trajnerin Julian Ahmataj.
Te Tirana për momentin po mendojnë për ndeshjen e radhës me Kukësin, që zhvillohet të shtunën prej orës 16:30 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Stafi teknik pritet të bëjë disa ndryshime në formacion, me synim marrjen e tre pikëve me verilindorët. /abcnews.al