Islanda, bëhet shteti i parë në botë që barazon ligjërisht bagat e punonjesve burra dhe gra. Zyrtarët islandez, shpjeguan se nga 1 janari, komapanitë dhe zyrat publike me mbi 25 punonjës kanë detryim ligjorë të demostrojnë me dokumente barazinë gjinore në pagat e punonjësve.
Islanda bëhet vendi i parë në botë që detyron ligjërisht punëdhënësit të barazojnë pagën ndërmjet punonjësve burra dhe gra. Zyrtarët shpjeguan se nga 1 janari, kompanitë dhe zyrat publike me më shumë se 25 punonjës duhet të demonstrojnë me një seri dokumentesh se punonjësit paguhen po aq sa kolegët e tyre, përndryshe do të dënohen me gjobë.
Ministri për Barazinë dhe Cështjet Sociale, deklaroi se është koha e duhur për të bërë këto ndryshime, të drejtat e njeriut janë të drejta të barabarta për të gjithë. Në tetor, mijëra gra në të gjithë vendin ndërpren punën në të njëjtën kohë, në shenjë proteste kundër diferencës së pagave në krahasim me meshkujt.
Islanda nuk është e re në masat që promovojnë barazinë gjinore, në nëntë vitet e fundit ajo ka qenë në krye të listës së vendeve më të përparuara që promovojnë barazinë gjinore të hartuara nga Forumi Ekonomik Botëror./abcnews.al