ISIS merr përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës në faltore

schedule22:59 - 28 Korrik, 2023

schedule 22:59 - 28 Korrik, 2023

ISIS mori sot përgjegjësinë për sulmin me bombë në faltoren e Sayeda Zeinab, në jug të Damaskut, ku të paktën 6 persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën.

Në një postim në Telegram, grupi xhihadist mori gjithashtu përgjegjësinë për një sulm tjetër në të njëjtën faltore në fillim të kësaj jave, në të cilin dy persona u plagosën.

Mijëra muslimanë shiitë dynden në këtë faltore çdo vit për festën e Ashures.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!