ISIS kërcënon: “Festa e kryqëzatave po afron”

schedule21:17 - 27 Nëntor, 2017

schedule 21:17 - 27 Nëntor, 2017

ISIS ka kërcënuar Italianë, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëreshën e Anglisë me sulme terroriste. Organizata ka publikuar disa postera ku i bën thirrje xhihadistëve të veprojnë për festat e fundvitit.

Organizata terroriste ISIS është rikthyer përsëri me kërcënime. Edhe pse Shteti Islamik i Vetëshpallur nuk ka më asnjë bazë dhe shumë pak territor në Lindjen e Mesme, duket se vazhdon me publikimin e propagandës në internet. Organizata që merret me monitorimin e terroristëve në internet, bën me dije se ISIS u ka bërë thirrje xhihadistëve që të sulmojnë qytetin e Romës. Në një poster ku shfaqet sheshi Shën Pjetër shkruhet: “Festa e kryqëzatave po afrohet. Përgatisni një plan për ta. Tregojuni atyre kuptimin e vërtetë të terrorizmit”.
Por kërcënimet e organizatës terroriste nuk përfundojnë këtu. Ata madje kanë vënë në shënjestër një shtet amerikan dhe mbretëreshën Elizabet e Dytë e Mbretërisë së Bashkuar.
Me anë të një posteri të publikuar në internet, ISIS u bën thirrje “ujqërve të vetmuar”, që të sulmojnë qytetin e Nju Jorkut. “Ne takohemi për Krishtlindje në Nju Jork. Shumë shpejt”, shkruhet në posterin që përmban sheshin Tajm Skuere dhe disa kallepë me dinamit. Gjithashtu në një tjetër imazh, ISIS bën thirrje për ekzekutimin e mbretëreshës së Anglisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!