Ishte zhdukur prej 1 nëntorit, zbulohet kujt i përket trupi i gjetur një ditë më parë në Kolonjë

schedule20:47 - 12 Qershor, 2022

schedule 20:47 - 12 Qershor, 2022

Trupi i pajetë të gjetur një ditë më parë në një fshat të Kolonjës nga disa barinj dyshohet se i përket 29 vjeçarit Sherif Mukaj, nga fshati Starje i Kolonjës, i cili ishte larguar nga banesa që prej datës 1 nëntor të vitit 2021, pa lënë asnjë gjurmë.

Lexo dhe: Barinjtë gjejnë një person të vdekur në Kolonjë, dyshimet e policisë

Familjarët në atë kohë bën denoncimin në polici, por edhe në media për gjetjen e djalit të tyre, pasi nuk kishin arritur të komunikonin me të prej datës 1 nëntor.

Disa ditë pas zhdukjes babai i Sherifit do të deklaronte për Abc në 19 nëntor se i ka rënë telefonit por nuk ka mundur të komunikojë, ndërsa djali i tij nuk ka patur probleme.

Lexo edhe: 28-vjeçari në Korçë pa gjurmë që nga 1 nëntori, i ati: Nuk i mungonte asgjë, s’është djalë problematik

“Nuk ka pasur asnjë lloj shqetësimi. I kam rënë gjithmonë telefonit, del i mbyllur. Personi i fundit që ka takuar ka qenë një shok, dy djem nga Starja. Pastaj më s’kam pasur komunikim.”, shprehje babai në 19 nëntor.

Kujtojmë që familja e Sherifit prej disa kohësh jetonte në SHBA, ndërsa ai ishte i vetëm në Shqipëri.

Burime për Abc bëjnë me dije se nga ana e policisë janë marrë në pyetje disa persona, të cilët kanë qenë të fundit që kanë pas komunikuar me personin që për policinë ende konsiderohet i humbur, deri në një përgjigje përfundimtare të adn.

/Abcnews.al