Coronavirusi e ka stresuar këto kohë Blaise Matuidi, pasi doli pozitiv dhe tashmë është më mirë. Jo vetëm kaq, por ai ia doli të mposhte edhe Cristiano Ronaldon në sfidën për pompa barku. Tashmë francezi ka rënë pre e një sulmi kibernetik.
Llogaria e tij në “Instagram” i është marrë një ditë më parë dhe personi përgjegjës më pas ia ka dorëzuar sërish kampionit të botës, që luan me Juventusin. E gjitha ka qenë thjesht një lojë, sikurse është shprehur më pas “pirati”.
“Vetëm për argëtim. Paqe! Llogaria do të rikthehet së shpejti, ne thjesht jemi të mërzitur dhe na vjen keq për këtë”, shkruan “pirati”. /abcnews.al