“Ishte situatë e rëndë, Ledri kishte probleme”, Skivi tregon pse u nda grupi “Skillz”

schedule10:42 - 8 Maj, 2023

schedule 10:42 - 8 Maj, 2023

Edhe pse prej vitesh performon solo, Skivi nga publiku njihet gjithmonë si pjesë e grupit Skillz. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se si i ka sot raportet me anëtarin tjetër, Ledri Vula. Sakaq, Skivi u kthye pas në kohë dhe tregoi arsyen pse grupi u nda dhe mundësinë për një ribashkim.

“Doja të shikoja se çfarë po mendonin njerëzit se çfarë do flas unë për Ledrin dhe me thënë të drejtën shumica e komenteve ishin: ‘Merre shaje, thuaj këtë për atë, thuaj këtë’. Edhe kur hyra me video-live vijonin prap dhe ju thash të gjithëve, që Ledri ka qene me një fjalë të marketingut nga rrjetet sociale në anglisht ‘click bay’. E përdora si karrem se unë nuk fola asgjë për të, përveç se e përshëndeta, ia urova këngën dhe shëndet atij me gjithë familjen.

Raporti me të qendron i mirë. Në përgjithësi të gjithë ne, anëtarët e BabaStars vijmë nga familje të edukuara, me një frymë shoqërore që çfarë do që të ndodh nuk do të devijoj situata. Ka qene një situatë e rëndë për Ledrin në atë kohë se kishte disa probleme personale dhe vendosi me lënë muzikën komplet. Kur ka vendosur të rikthehet në muzikë, u rikthye vetë. Nëse nuk dua unë të rikthem me të, do të duan të gjithë njerëzit”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!