Ishte shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet 58-vjeçari në Vlorë

schedule14:29 - 7 Mars, 2023

schedule 14:29 - 7 Mars, 2023

Një 58-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim nga policia për kultivim të bimëve narkotike, është kapur dhe arrestuar nga policia në Vlorë.

Shtetasi H.C, banues në fshatin Gorisht, shtetas dyshohet se në vitin 2021, ka kultivuar bimë narkotike në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Hadëraj, Selenicë.

58-vjeçari u shpall në kërkim më darë 06-03-2013, pasi gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë/I shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, kapet dhe vihet në pranga 58-vjeçari.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

-H. C., 58 vjeç, banues në fshatin Gorisht, Vlorë.

58-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 06.03.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ky shtetas dyshohet se në vitin 2021, ka kultivuar bimë narkotike cannabis sativa, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Hadëraj, Selenicë.

– – –

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin O. Rr., 28 vjeç, banues në Himarë, pasi gjatë kontrolit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!