Ishte shpallur në kërkim/ Durrës, arrestohet 25-vjeçari, kanosi me armë zjarri një person

schedule11:46 - 12 Shkurt, 2025

schedule 11:46 - 12 Shkurt, 2025

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës.

Gjin Gega, u vu në pranga pasi ishte shpallur në kërkim. Ai, me vëllanë e tij,i arrestuar, kanë kanosur me armë zjarri një 20-vjeçar në datën 1 qershor të vitit 2024.

Ata patën një konflikt mes tyre, për motive të dobëta.

Ndërkaq, në pranga ra edhe një shtetas tjetër i shpallur në kërkim.

Erjon Fusha ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!