Në javët e fundit po flitet shumë për mesfushorin e Barcelonës, Ilaix Moriba. Lojtari nga Guinea, por me nënshtetësi spanjolle ka shkëlqyer në ndeshjet e fundit, duke tëhequr një vëmendje të madhe mediatike.
Mediat spanjolle kanë zbuluar se në vitin 2019, Moriba dhe familja e tij kanë një zhvilluar një takim me drejtorin e përgjithshëm të Manchester Cityt, Txiki Begiristain. Ky i fundit arriti t’u rezervonte një fluturim drejt ishullit britanik për të nënshkruar një kontratë me “Qytetarët”.
Mirëpo, mëngjesin e fluturimit babai i Ilaix e anuloi atë dhe vendosi që i biri i tij të rinovonte me katalanasit. 18-vjeçari vlerësohet si Pogba i ri dhe tashmë është në kontratë me Barcelonën deri në vitin 2022, por në fundin e sezonit pritet të nënshkruajë një të re pas paraqitjeve pozitive në duelet e fundit. /abcnews.al