“Ishte për t’u bërë”, gazetarja zbulon se çfarë i tha Gert Shehu ish-funksionarit të policisë në selinë e PD

schedule21:32 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 21:32 - 6 Dhjetor, 2022

Gazetarja Klodiana Lala mbrëmjen e sotme në një lidhje direkte me emisionin “Open”, ka dhënë detaje lidhur me sulmin ndaj Sali Berishës nga i riu Gerti Shehu.

Ajo deklaroi se pas një komunikimi që pati me Erzen Breçanin, i cili ishte dhe personi që neutralizoi autorin dhe më pas e largoi atë nga turma për të mos e dhunuar, i ka komunikuar dhe bisedën që ka pasur me të.

Breçani e ka pyetur: Çfarë kishe me Berishën, pse e godite?

Ndërsa i riu mësohet se i ka thënë: Ishte për t’u bërë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!