Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ishte një shok i vërtetë”, Erin Kujofsa flet për të atin e ndjerë

schedule11:31 - 15 Tetor, 2020

schedule 11:31 - 15 Tetor, 2020

I ftuar në “Abc-ja e mëngjesit” Erin Kujofsa teksa po fliste për karrierën e tij në aktrim, ndër të tjera u ndal dhe tek babai i ndjerë, që u nda nga jeta pak vite më parë. Ai tregon se babai i tij ka qenë mbështetja më e madhe, të cilin e konsideron dhe si shokun e jetës.

Është shok i vërtetë. Kur isha i vogël më pyeste gjithmonë a më ke shok. S’e kuptoja, sot që jam rritur dhe nuk është më e kuptova pse ma bënte pyetjen. E kisha shok, duhet të rrinim bashkë, të ndihmonte t’i kuptoje gjërat vetë, të lije të gaboje.“, tha ai.

Më shumë sesa një privilegj, Erini thotë se ndjen përgjegjësi për të vazhduar atë që babai i tij ka lënë, për të bërë krenar familjen e tij.

Në fillim është nder pastaj vjen me një përgjegjësi shumë të madhe ndaj dhe jam kërkues. Më shumë dhe për mbiemrin dhe familjen, Jo vetëm për atë që la babi pas, por dhe për mamin dhe motrën tjetër. Dua ta bëj më shumë për mbiemrin dhe familjen time që të mos zhgënjehen nga unë.“, shtoi më tej. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!