“Ishte një rrugëtim i tmerrshëm”, Besa Kokëdhima rrëfen situatën e vështirë që kaloi këtë vit

schedule13:46 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 13:46 - 23 Dhjetor, 2021

Besa Kokëdhima ka folur së fundmi për periudhën më të vështirë që ka kaluar këtë vit pasi i ati i saj u infektua me koronavirus. Gjatë një interviste për Top Albania Radio, këngëtarja tha se “ishte një rrugëtim i tmerrshëm” por fatmirësisht arritën ta kalonin.

“Këtë vit kam qenë duke kaluar një periudhë të tmerrshme familjare sepse babi ishte i sëmurë më Covid-19 dhe e kaloi me vështirësi. Ishte rrugëtim i tmerrshëm për ne por falë zotit dhe mjekëve e kaluam. Këto kanë qenë dy vite të tmerrshme, jemi të keqardhur për jetën e humbura por falenderues për shëndetin.”, tha ajo.

Kujtojmë që Besa po përgatitet të albumin e saj të ri, të cilin e ka vlerësuar si një epokë e re. “Album i ri, epokë e re”, shkroi ajo krahas fotove që i shoqëroi me disa hashtags lidhur me Francën. Nuk dihet nëse Besa ka punuar për albumin jashtë vendit apo po synon të nisë një etapë të re artistike ndërkombëtare.

/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!