Ishte nisur për të takuar të afërmit, kush është 57-vjeçari që humbi jetën tek liqeni i Banjës

schedule14:54 - 18 Maj, 2020

schedule 14:54 - 18 Maj, 2020

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës në liqenin e Banjës në Gramsh.

Një makinë ka përfunduar në liqen ndërsa gazetari Aldo Kozarja raporton për abcnews.al se dyshohet se brenda saj ndodhen disa persona, ndërsa policia ka nxjerrë së fundmi një trup pajetë nga liqeni.

Abc News mason se bëhet fjalë për një 57-vjeçar me iniciale G.A, i lindur në Kuçovë dhe banues në Tiranë. Mësohet se burri po shkonte tek të afërmit.

Po ashtu, gazetari Kozarja raporton se 57-vjeçari ishte i sëmurë nga veshkat dhe bënte dializë. Makina kishte ndaluar në anë të rrugës, por në momentin e nisjes nga pakujdesia ka përfunduar në liqen.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Shushicë, zonë në të cilën liqeni ka thellësi të madhe. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!