Ishte nisur nga Serbia, autobusi përmbyset në rrugë në Gjermani, plagosen 19 persona, 9 rëndë

schedule20:30 - 30 Korrik, 2021

schedule 20:30 - 30 Korrik, 2021

Një autobus me pasagjerë serbë, suedezë dhe nga Izraeli u përmbys ditën e sotme në Gjermani.

Sipas mediave vendase autobusi ishte duke shkuar nga Beogradi përmes Berlinit drejt Stokholmit.

Në autobus po udhëtonin 17 persona nga një grup turistik, dhe dy shoferët të moshave 21 dhe 64 vjeç.  Nëntë persona janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Policia tha se autobusi doli nga autostrada pranë Schoenwald, rreth 50 kilometra në jug të kryeqytetit, dhe më pas u përmbys.

Disa nga të lënduarit janë larguar nga vendngjarja me helikopter. m.v/abcnews.al