Ishte në pritje të ëmbël, Britney Spears ndan lajmin e hidhur: Humba fëmijën

schedule10:47 - 15 Maj, 2022

schedule 10:47 - 15 Maj, 2022

Britney Spears po përjeton momente të vështira. Fituesja e Grammy-t përmes një mesazhi në llogarinë e saj në Instagram, njoftoi fansat e saj se ajo dhe i fejuari i saj, Sam Asghari kanë humbur foshnjën.

“Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se kemi humbur fëmijën tonë mrekullibërës”, ka shkruar Spears.

“Kjo është një kohë shkatërruese për çdo prind. Ndoshta duhet të prisnim të njoftonim më vonë, megjithatë ishim tepër të emocionuar për të ndarë lajmin e mirë. Dashuria jonë për njëri-tjetrin është forca jonë.

Ne do të vazhdojmë të përpiqemi të zgjerojmë familjen tonë të bukur. Ne jemi mirënjohës për të gjithë mbështetjen tuaj. Ju lutemi për privatësi gjatë këtij momenti të vështirë”, shkruan Spears.

Mesazhi ishte nënshkruar Sam dhe Britney. Spears njoftoi shtatzëninë në prill. Çifti janë shprehur hapur për dëshirën e tyre për të krijuar familje. Gjatë seancës për kujdestarinë e saj, ajo dëshmoi se donte të kishte një fëmijë.

Këngëtarja është nënë e dy djemve adoleshentë me ish-bashkëshortin e saj Kevin Federline.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!