Ishte në gjendje kritike, kompozitori i njohur Limoz Dizdari del nga intubimi

schedule11:24 - 18 Maj, 2022

schedule 11:24 - 18 Maj, 2022

Tiranë – Ka dalë nga intubimi kompozitorin e njohur, Limoz Dizdari. Ai ishte i shtruar prej disa ditës në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu mëngjesin e sotëm  ka vizituar kompozitorin e njohur, Limoz Dizdari. Manastirliu ka vlerësuar punë fantastike të mjekëve të cilët kanë kryer një ndërhyrje të vështirë.

“Jam shumë e emocionuar, sinqerisht keni bërë një punë fantastike. Bravo. Keni vënë edhe muzikën e vetë. Mjeshtri Dizdari tashmë është mirë. Jemi rikthyer ashtu të fortë, si dikur. Jam falenderuese, isha e bindur që do t’ja dilnit, falë përkushtimit tuaj, falë profesionalizmit tuaj, patjetër edhe vullnetit të Limozit që nuk i mungon, për t’ja dalë”, ishte vlerësimi i Manastirliu.

Ndërkohë mjekët e spitalit “Shefqet Ndroqi” kanë shpjeguar se ndërhyrja ka qenë delikate dhe e kryer ne kushtet e intubimit, ku i janë vendosur 4 stenda kompozitorit të njohur.

“Është bërë një punë fantastike. 4 stenda i vendosën. Dy javë i intubuar dhe gjitha asistimet janë bërë në kushtet e një pacienti të intubuar gjatë gjithë kohës, me hemodinamikë, i janë vendosur 4 stendat. Pasi problematikat ishin jo vetëm pulmonare, goxha të rënda, me një pneumoni të rëndë por edhe me një insuficiencë kardiake, që u desh të stabilizohej falë punës së zgjithë stafit. Ja hapëm si arterie, i vendosëm 4 stenda dhe për fat për dy ditë reagoi mirë”, shpjeguan mjekët. /Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!