ANKONA – Dy makina luksoze “Range Rover” janë bllokuar nga Guardia di Finanza në Ankona të Italisë, pasi ishin nisur me destinacion Shqipërinë.
Makina po transportoheshin me një kamion, por policia e ka futur në kontroll për të zbuluar se kujt i përkisnin dy makinat luksoze dhe për të kontrolluar dokumentacionin e tyre.
Duke shqyrtuar dokumentet shoqëruese, në fakt janë konstatuar parregullsi. Kontrollet më të thelluara kanë nxjerrë në dritë shenja të qarta të ndryshimit të numrit të shasisë.
Pas identifikimit të numrave realë të shasisë, u bë e mundur të gjurmohej identifikimi i saktë i makinave, zhdukja e të cilave ishte raportuar tashmë. Pronarët aktualë, të cilët po tentonin t’i transferonin në Shqipëri, u denoncuan për pastrim parash dhe posedim dokumentacioni fals, ndërsa dy makinat u sekuestruan.
/abcnews.al/