Erjona Sulejmani është një nga të shumtët shqiptarë që e ka ndërtuar jetën jashtë vendit. Gjërat për të nuk kanë qenë të lehta, por ajo thekson gjithçka ka kaluar në jetë e ka ndihmuar të formohet. Ish-misi tregon se në Itali ndihet si në shtëpi, edhe pse prindërit e saj kanë sakrifikuar shumë për të dhe vëllain e saj.
“Në moshën 9 vjeçare, një vajzë që përjeton luftën sigurisht që kalon trauma. Nuk është e lehtë dhe këtë duhet ta provoni në lëkurën tuaj. Përvoja e forta janë ato që të bëjnë të rritesh, të formohesh si njeri, të bëjnë të jesh një luftëtar dhe të zbulosh gjëra që nuk mendon se i ke”, tregon Sulejmani në intervistën e dhënë në “Real Time” për gazetaren Lorella Boccia.
Më tej ajo shton: “Në Itali na kanë pritur mirë dhe ndihemi si në shtëpi. A kam rënë pre e akteve diskriminuese? Të jem e sinqertë, po. Edhe pse në një përqindje më të vogël se të tjerët. Prindërit e mi kanë punuar nga 16 orë për të na dhënë mua dhe vëllait tij një jetë ku të mos ndiheshim ndryshe nga të tjerët. Tani që jam prind e kuptoj sakrificën e tyre”.
JEMA ME XHEMAILIN – “Sot, që jam një femër e lirë dhe beqare e lumtur, e kuptoj sa e vështirë është jeta si “wag”. Lini jetën tuaj mënjanë për të ndjekur jetën e një tjetri. Ndryshoni vazhdimisht qytetin, shtetin. Nuk mund të keni dot një vend pune fiks. I dua të mirën, është babai i djalit tim dhe gjithmonë do e respektoj për rolin që mbulon. Uroj të arrijë gjithçka që dëshiron, por nuk e dua më atë”, shton Sulejmani.
TEMA E HOMOSEKSUALITETIT – “Nuk e kuptoj pse kjo tabuja e homoseksualizmit sot është një argument kaq i vështirë. E kam fjalën për futbollin, por edhe në përgjithësi. Dëgjon lloj-lloj gjërash… Unë them vetëm kaq “ç’ndryshim ka nëse luan futboll me dikë që jashtë futbollit del me gruan, të dashurën apo të dashurin?”. Në futboll ka shumë raste të tilla…”, përfundon modelja./ abcnews.al