Ishte me pushime, zhduket 21-vjeçarja portugeze në Greqi

schedule19:20 - 10 Gusht, 2021

schedule 19:20 - 10 Gusht, 2021

Një 21-vjeçare portugeze është zhdukur në Greqi, ndërkohë që ishte me pushime. Mediat fqinje raportojnë se Sofia Souza Bicho Doumita humbi gjurnët nga zona e Kato Patissia, në orët e para të së martës,10 gusht.

“Buzëqeshja e fëmijës” ishte informuar të martën në lidhje me zhdukjen e vajzës dhe ka vazhduar të publikojë të dhënat e saj me kërkesë të të afërmve të saj.  E reja është nga Portogalia dhe kishte ardhur në Greqi për pushime.

Sofia Souza Bicho Doumita është e gjatë 1.60 m, ka një peshë normale, ka flokë të shkurtër bjondë dhe sy kafe. Ajo kishte veshur pantallona të shkurtra xhinse, një bluzë portokalli, një kapelë kashte dhe një çantë jeshile. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!