“Ishte me djalin përdore”, dëshmitari për ngjarjen në Kavajë: Patën sherr koti, mirë që nuk më kapi ndonjë plumb

schedule20:26 - 29 Mars, 2023

schedule 20:26 - 29 Mars, 2023

Mbrëmjen e sotme një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Kavajës dhe jo vetëm.

Dy shtetasit, Altin Rexha nga Kukësi dhe Edmond Gosa nga Kavaja, si pasojë e një konflikti të mëparshëm janë përplasur njëri me thikë dhe njëri me armë kanë qëlluar njëri-tjetrin dhe për pasojë kanë ndërruar jetën të dy.

LEXO EDHE: DETAJE/ Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, konflikti i vjetër i “hëngri kokat” dy personave në Kavajë

Një prej banorëve të zonës thotë se Altin Rexha ishte i ardhur dhe ishte bashkë me djalin e tij të vogël përdore në momentin që u konfliktua me shtetasin Edmond Gosa.

Gosa ka qenë i pari që e ka goditur me thikë disa herë dhe më pas Rexha ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar.

“Kanë pasur sherr koti, nuk arritën me e mbyll. Ai ishte më djalin përdore, ai malësori se s’ja di emrin se janë të ardhëm.

I pamë duke biseduar, dëgjuam krismën, ai u shtri atje, ky tjetri këtu.

 Mirë që nuk më kapi ndonjë plumb. Kavajsi e myti atë me thikë, ai e myti atë me pistoletë”, tha banori.r.t/abcnews.al