Ishte me COVID, shuhet gazetari i njohur, miku: Na trishtove kaq shumë o Tan

schedule08:20 - 16 Tetor, 2021

schedule 08:20 - 16 Tetor, 2021

Ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare gazetari Artjan Tepelena. Shkak ka qenë COVID-19. Prej një muaji ai ishte i shtruar në Sanatorium.

Lajmin e trishtë e kanë njoftuar miqtë e tij në rrjetet sociale.

Na ike kaq shumë para kohe e na trishtove kaq shumë o Tan. Do të na mungosh shumë i shtrenjti jonë, sidomos Fjordit dhe Mirës. Të prehesh i qetë në përjetësi” mbyllet postimi.

Artjan Tepelena ka qenë gazetar, kryeredaktor në TVSH, drejtor i lajmeve në TV Alba dhe së fundmi ishte pjesë e TVSCAN me një emision të tijin. Ai është vëllai i ambasadorit Ilir Tepelena./ Abcnews.al