“Cdo ditë avancon për mirë”, kolegu zbulon SMS-të e fundit me gazetarin Artjan Tepelena

schedule11:05 - 16 Tetor, 2021

schedule 11:05 - 16 Tetor, 2021

Ne oret e para te mengjesit te dites se shtune ka nderruar jete gazetari i njohur Artjan Tepelena, i cili prej disa kohesh ishte shtruar ne Sanatoriumin e Tiranes duke iu nenshtruar nje terapie intensive, pasi ishte prekur nga virusi Covid 19. Lajmi i trishte eshte bere i ditur ne rrjetet sociale qe ne mengjesin e dites se sotme, ku me dhjetra miq e kolege te tij kane shprehur ngushellimet e tyre prane familjes se te ndierit.

I kontaktuar nga Abcnews.al kolegu dhe miku i ngushte i tij, gazetari Dashnor Kaloci, ka konfirmuar lajmin, duke thene se fillimisht nuk ka dashur ta besoj nje gje te tille, pasi ka komunikuar me Artjanin dy dite me pare dhe sot e kishte lene per te bere nje regjistrim me te, per emisionin e pare Memorie qe do jepej sot ne Tv Scan.

Gazetari Kaloci, zbulon dhe SMS-të e fundit me te ndjerin Artjan Tepelena, ku teper optimist i shkruan se cdo dite avanconte per mire, por se lodhej kur shkruante dhe ne fund i linte dhe porosite per emisionin e pare, duke i thene se do bente nje pershendetje nga spitali…/ Abcnews.al