Gazetari vdiq nga COVID, Meta: Do të kujtohet si shembulli i duhur i brezave të rinj

schedule11:01 - 16 Tetor, 2021

schedule 11:01 - 16 Tetor, 2021

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të gazetarit Artjan Tepelena duke theksuar se do të kujtohet si lektori dhe shembulli i duhur i brezave të rinj të gazetarëve shqiptarë.

“Trishtim për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit të mirënjohur Artjan Tepelena, i cili humbi sot betejën me COVID-19. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe komunitetit të gazetarëve!

Me kontributin e tij të gjatë dhe të pazëvendësueshëm në media, Artjan Tepelena do të kujtohet si lektori dhe shembulli i duhur i brezave të rinj të gazetarëve shqiptarë, në mbrojtje të fjalës së lirë dhe kundër konformizmit në profesion. Të prehet në paqe” shkruan Meta./ Abcnews.al