Një 30 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës pasi akuzohet për një sërë vjedhjesh të ndodhura në këtë qytet.
Në kuadër të operacionit të koduar “Repeat”,është bërë kapja e të riut I cili dyshohet se është autori i 6 vjedhjeve të ndodhura 2 javët e fundit, në qytet.
Sipas policisë 30 vjeçari ka qenë I dënuar edhe më parë për vjedhje. Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat e grumbulluara, dyshohet se ky shtetas, dy javët e fundit, në lagjet nr. 7, 8, 13 dhe 16, të qytetit të Korçës, ka vjedhur shuma parash, vegla pune, 7 aparate fotografike dhe produkte të ndryshme ushqimore, në dy lokale, dy dyqane, në një studio fotografike dhe në një automjet, në pronësi të shtetasve të ndryshëm.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.