Koronavirusi ka marrë një tjetër jetë në qytetin e Librazhdit. Stomatologu Ndriçim Halili ndërroi jetë si pasojë e COVID-19. Ai ishte infektuar pak ditë më parë.
Si pasojë e gjendjes së agravuar u shtrua në spital, por nuk mundi që të mposhte sëmundjen duke ndërruar jetë. Lajmin e trishtë e ka njoftuar e bija, Artemisa Halili në një postim në rrjetet sociale.
“Të dashur te aferm dhe miq! Me hidherim, ju njoftojme per ndarjen nga jeta te njeriu tone te dashur, Dr. Ndricim Halili. Homazhet do te mbahen daten 19.03.2021 ne oren 9.00-12.00 tek lokal “Gega” tek Stacioni i trenit.
Varrimi behet ne oren 12.00 ne Varrezat e Reja te qytetit. Pritjet dt.19 mars ora 16.00- 19.00 dt.20,21 mars ora 09.00-19.00 tek lokali i “Skender Xhanit” Ju lutemi te ndiqen masat kunder Covid” mbyllet postimi./ db/ Abcnews.al