Shkodra humb një tjetër artist nga Covid-19.
Enrik Çefa mbylli sytë në një prej spitaleve Covid në Tiranë ku 24 orët e fundit kishte kaluar në intubim.
I njohur për angazhimet e tij në disa festivale për fëmijë dhe të rritur në Shkodër, ai ishte mjaft aktiv në jetën publike.
Çefa ka punuar deri në daljen në pension si mësues muzike në sistemin arsimor./abcnews.al