Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ishte emëruar nga Biden si ambasador i SHBA në Shqipëri, Senati amerikan rrëzon Kostelancik

schedule15:45 - 4 Janar, 2024

schedule 15:45 - 4 Janar, 2024

Senati amerikan nuk ka miratuar emërimin e David Kostelancik si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Ai u emërua ambasador i SHBA në Tiranë nga Presidenti i SHBA, Joe Biden në 24 janar të 2023, por Senati i ka kërkuar këtij të fundit që të miratojë një kandidat të ri për postin e ambasadorit amerikan në vendin tonë.

Kostelancik njihet si diplomat me një karrierë 30-vjeçare. Në Shqipëri ka shërbyer edhe më përpara në periudhën 1992-1994, si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën e porsahapur amerikane në Tiranë.

Para emërimit si ambasador nga Biden, i shërbente si Këshilltar për Politikën e Jashtme i Shefit të Shtatmadhorisë amerikane, Gjeneralit Mark Milley.

Diplomati Kostelancik është diplomuar në Universitetin Northwestern të këtij shteti. Ai flet rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht.

Duke qenë se kandidatura e tij nuk u miratua nga Senati, Biden mund të çojë sërish të njëjtin emë, atë të diplomatit Kostelancik ose emër tjetër. Emri i ri që do të miratohet edhe nga senati do të zëvendësojë Yuri Kim.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!