“Ishte dashuri me shikim të parë”, Miriam Cani rrëfen si është njohur me Albanin

schedule14:50 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 14:50 - 11 Dhjetor, 2020

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë një ndër çiftet më të dashur të showbizzit. Bashkë prej shumë vitesh, dyshja kanë arritur të ndërtojnë një marrëdhënie të shëndetshme. Tashmë, janë prindër të dy fëmijëve, vajzës Ameli dhe djalit, Duam që erdhi në jetë pak muaj më parë.

Së fundmi, Miriam dhe Albani kanë dhënë një intervistë për revistën Who, por kësaj here krejt ndryshe, pasi në rolin e gazetares ishte vetë vajza e tyre, Ameli. Miriam ka rrëfyer takimin e tyre të parë në një lokal në Zvicër. Ajo shton se Albani ka qenë shumë romantik që në fillimet e lidhjes dhe vijon ende ta trajtojë si princeshë.

Patëm një koncert të përbashkët në Zvicër–Cyrih, ku edhe kishim lënë një takim për të folur për një duet të përbashkët, që ishte dhe kënga jonë e parë. Nga ai moment nuk u ndamë më, dhe po, patjetër që ishte dashuri me shikim të parë! Babi ka qenë gjithmonë romantik. 

Në fillimet tona pas çdo koncerti, ai, edhe pse pa gjumë, merrte gjithmonë avionin për në Gjermani për të qenë pranë njëri-tjetrit.  Më bëri të ndihem princeshë kur u fejuam dhe kur u martuam me surprizat që vetëm ai di t’i bëjë të tilla. Por dhe mamit i pëlqen shumë të jetë romanike e të vlerësojë detajet e bukura që i japin ngjyrë jetës.”, thotë Miriam. /abcnews.al