Ishte çmenduri ta mendoje para pak muajsh, Bale gati për rinovimin e kontratës me Realin

schedule20:57 - 6 Shtator, 2021

schedule 20:57 - 6 Shtator, 2021

Gareth Bale ka veshur “kominoshet” dhe duket se është rikthyer në versionin e tij më të mirë. Pasi ishte një nga më të mirët për Realin e Ancelottit në fillimin e sezonit, futbollisti ka shkëlqyer edhe me kombëtaren e Uellsit, teksa këtë të dielë shënoi një hat-trick për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij.

Kontrata e anësorit me “galaktikët” skadon më 30 qershor 2022 dhe pasi janë vlerësuar opsione të ndryshme mbi të ardhmen, e pas bisedave me agjentin e tij, Jonathan Barnett, ata kanë vendosur që gjëja më e mirë do të ishte rinovimi me Real Madridin.

Plani është i qartë, ai dëshiron të arrijë në formëm më të mirë për Kupën e Botës 2022 dhe në fund të sezonit 2023, osë të varë “këpucët në gozhdë” ose të provojë fatin e tij në SHBA./abcnews.al/