Ishte afër Barcelonës, Depay: Jeta vazhdon, krenar që jam kapiteni i Lyon

schedule09:58 - 17 Tetor, 2020

schedule 09:58 - 17 Tetor, 2020

Memphis Depay ishte shumë afër kalimit te Barcelona në ditët e fundit të merkatos. Sulmuesi holandez e donte shumë këtë transferim, që do i siguronte bashkimin me Roland Koeman (kanë punuar së bashku te kombëtarja e Holandës) dhe aktivizimin me Leo Messin.

Akordi final mes klubit katalanas dhe Lyon nuk u arrit, kështu që 26-vjeçari do të luajë edhe një sezon në Ligue 1. Në konferencën për shtypin të dhënë përpara sfidës së ditës së diel ndaj Strasbourg, kapiteni i Lyon i është rikthyer edhe njëherë temës Barcelona.

Jam krenar që luaj me Lyon dhe mbaj shiritin e kapitenit të skuadrës. Ajo që qarkullon më media nuk është gjithmonë e vërtetë, sidomos gjatë merkatos. Kam marrë oferta nga klube interesante, është e vërtetë, por në fund nuk ndodhi asgjë.

Gjithçka kaloi dhe jeta vazhdon. Jam i lumtur që do të luaj sërish me këtë ekip, tani duhet të fokusohem vetëm te ndeshja e ardhshme ndaj Strasbourg“, deklaron Memphis Depay. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!