ISHP: Ulet ndjeshëm vaksinimi për fruth, ndikoi pandemia

schedule16:33 - 3 Maj, 2022

schedule 16:33 - 3 Maj, 2022

Nga Ajgena Korbi

Frikës nga autizmi iu shtuan dhe pasiguritë për marrjen e dozave anti COVID.  Kjo bëri që  shumë prindër gjatë pandemisë  të hezitojnë të vaksinojnë fëmijët dhe me vaksinat e kalendarit të detyrueshëm.  Specialistët e Shëndetit Publik ngrenë shqetësimin për rënien e mbulesës vaksinale për fruthin dhE shpërthimin e sëmundjes infektive.

Shefja Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publike Silva Bino i bën thirrje prindërve të respektojnë kalendarin e vaksinimit.  Fruthi është një sëmundje ngjitëse që mund të çojë deri në humbje jete.

Paralajmërimi për përhapje serioze të fruthit erdhi dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Sipas OBSH të prekurit nga kjo sëmundje në mbarë botën u rritën me 79% dy muajt e parë të vitit në raport me vitin e shkuar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!