Instituti i Shëndetit Publik, në një postim në rrjetin social “Facebook” ka renditur simptomat e koronavirusit.
ISHP i bën thirrje qytetarëve të mos i neglizhojnë këto simpotma ndërsa shton se në rast se konstatojnë shenja të tilla të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore.
ISHP sqaron se simptomat e Covid-19 variojnë nga ato të lehta deri në forma të rënda.
Shenjat shfaqen dy deri në 14 ditë pas ekspozimit ndaj virusit Covid-19.
Simptomat:
Kollë
Temperaturë
Ethe
Dhimbje muskujsh
Vështirësi në frymëmarrje
Dhimbje fyti
Humbje të shijes dhe nuhatjes
Konfuzion
Përgjumje Dhimbje, shtrëngim në kraharor
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2368443296782694&id=1403099393317094