Satelitët nuk u hodhën në hapësirë, Rama ka një përgjigje për të paduruarit

schedule10:07 - 20 Prill, 2022

schedule 10:07 - 20 Prill, 2022

Ishin parashikuar të hidheshin në hapësirë në fund të Marsit, por deri më tani satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”, nuk kanë fluturuar. Lidhur me këtë një reagim ka ardhur nga kryeministri Edi Rama, i cili ka një përgjigje për kritikët duke thënë se vonesat nuk janë në dorën e tij.

Mes të tjerash Rama me këmbëngulje shprehet se nuk do heq dorë nga zotimi për të ngritur në hapësirë dy satelitët e Shqipërisë.

“Padurim të madh paskan pasur disa për satelitët e sipas modës së re thonë ç’të duan pa pyetur fare more si është puna! Po një gjë çuditem si nuk duan ta kuptojnë: Unë them atë që bën e bëj atë që them dhe kur vonesat s’janë në dorën time thjesht bëj durim, po zotimit s’i ndahem jo!” shkruan kryeministri Edi Rama.

Sipas Ramës satelitët do të jenë një ndihmesë e madhe për të të kapur të gjithë krimet mjedisore në vendin tonë. Rama shtoi se sateliti që do lançohet në hapësirë jo vetëm do të mund të identifikojë ndërtimet pa leje apo dhe dëmtimet e shtretërve të lumenjve por dhe të parcelave me kanabis. Në këtë mënyrë, Rama tha se një polic nuk ka pse të shkojë çdo ditë në majë të malit për të kontrolluar nëse janë mbjellë parcela me kanabis.  Kryeministri i konsideron si të pa tolerueshme vendgrumbullimet e plehrave, mbushjen e sipërfaqeve me zhavorr në pyje e vija bregdetare, ndërsa më herët ka thkesuar  se satelitët do të vendosin në dispozicion të policisë të gjitha shkeljet që ndodhin në territor. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!