Ishin kthyer në mankthin e italianëve, kapen tre “skifterët” shqiptarë

schedule10:23 - 8 Shkurt, 2022

schedule 10:23 - 8 Shkurt, 2022

Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohen për vjedhje të njëpasnjëshme.

Mediat italiane bëjnë me dije se të arrestuarit janë rreth 28 vjeç nga Shqipëria, të cilëve u është gjetur një sasi e madhe mallrash të mundshme të vjedhura, duke përfshirë ora të shumta, mes tyre me vlerë, dhe celularë të ndryshëm.

Të arrestuarit kishin pasaportë shqiptare me identitete e tyre, por pas hetimit rezultoi se ato kishin pseudonime të tjera me precedentë të mëparshme për vjedhje në banesa të ndryshme.

Ndërkohë në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar gjithashtu edhe  materialet dhe veglat që ato përdornin për të prishur dyert dhe dritaret e banesave.

Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe identitetit të tyre real. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!